Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme parashihet kryesisht me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas institutit, nga e premte pritet destabilizim i motit.

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E merkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes lehtë deri mesatare.
E enjte- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte. Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë. Në viset e larta rigat e shiut parashihen të shoqërohen me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA