Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi shkroi për prezantimin e ideve të kësaj partive të shtunën atje.
Ai shkroi se Ferizaj “ka nevojë për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme që të krijojë mundësi për çdo qytetar”.
“Bashkë me Kryetarin Abdixhiku, mbrëmë, në një tubim të mbushur me entuziazëm dhe energji pozitive, patëm nderin të prezantojmë idetë dhe vizionin tonë për të ardhmen e Ferizajt dhe të Kosovës në Turneun e Ndryshimit. Ferizaji, si një qytet me potencial të jashtëzakonshëm, ka nevojë për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme që të krijojë mundësi për çdo qytetar”, shkroi Azemi.
Ai i falënderoi pjesëmarrësit, të cilëve iu tha se janë të vendosur ta vazhdojnë “angazhimin për ndryshim”.