Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen seancat e fundit për muajin nëntor

Gjatë javës së ardhshme, në Hagë do të mbahen katër seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të dalin përpara trupit gjykues nga e hëna deri të enjten, shkruan IndeksOnline.

Në seancën e fundit që u mbajt të enjten, u dëgjua deklarata e dëshmitarit të 106-të të Zyrës së Prokurorit Special.

Ndërkohë, të premtën do të mbahet seanca ndaj Pjetër Shalës, ku do të shpallet urdhri për zhdëmtim.

Ndaj këtij të fundit, Gjykata refuzoi kërkesën për mosparaqitje ose shtyrje të seancës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA