Deputetja e PDK-së, Gaznimete Musliu, në një intervistë për emisionin COMPASS në ATV, ka treguar arsyen e bojkotimit të fjalimit vjetor të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo tha se mendon që presidentja ka heshtur ndaj shumë, siç i quan ajo, padrejtësive që i janë bërë qytetarëve të Kosovës.
“Tani vetë mënyra se si kjo presidente është katakultuar në këtë pozitë, në si Parti Demokratike, nuk kemi marrë pjesë as në votimin e saj për presidente dhe nuk kemi marrë asnjëherë pjesë në adresimet e saj. Ne mendojmë që presidentja e Republikës së Kosovës, veç unitetin e popullit nuk e ka përfaqësuar dhe shpeshherë ka heshtur kundër padrejtësive që iu kanë bërë qytetarëve të këtij vendi, duke filluar nga mediat kur janë kërcënuar e deri tek partitë politike”, tha Musliu.
Intervistën e saj të plotë në COMPASS në ATV, e gjeni në videon më poshtë: