Gjykimi ndaj Albulena Haxhiut, Pal Lekajt, Donika Kadajt e Besa Baftiut

Përgatiti: Nora Luta

Në shkurt të vitit të ardhshëm bëhen plot 9 vjet prej kur punimet e Kuvendit të Kosovës ishin ndërprerë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

Nga ajo periudhë ndaj shumë deputetëve u ngritën aktakuza, por shumica e rasteve janë ende në shqyrtim nga gjykata e shkallës së parë.

Asaj të Prishtinës, e cila i liroi nga akuzat, iu rikthye në punë nga instanca e dytë rasti ndaj Albulena Haxhiut, Pal Lekajt, Donika Kadaj – Bujupit dhe Besa Baftiut.

Por, shqyrtimi fillestar dështoi të mbahet në mungesë të të pandehurve.

Me pak minuta vonesë, por u paraqit në sallën e gjykimit vetëm Albulena Haxhiu, që udhëheq aktualisht dikasterin e drejtësisë.

Pasi konstatoi mungesën e Lekajt, Bujupit e Baftiut, kryetarja e trupit gjykues caktoi për në shkurt seancën e radhës, e Haxhiut ia rikujtoi një obligim.

Në vitin 2026 bëhen 10 vjet nga koha kur, sipas Prokurorisë, është kryer vepra penale, e sipas avokatëve nëse rasti zvarritet, rrezikon parashkrimin.

Aktakuza, e cila u ngrit në prill të 2016-s, thotë se katër të pandehurit pa autorizim kishin poseduar dhe kishin hedhur bombola të gazit lotsjellës, duke penguar punën e Kuvendit të Kosovës, në shkurt të po të njëjtit vit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA