Kosova mbulohet nga bora e parë e sezonit, brenda 24 orëve, 76 aksidente të shkaktuara

Përgatiti: Besmire Kluna

Bora e parë e sezonit ka mbuluar Kosovën.

Ndonëse rrugët ishin të kalueshme, 76 aksidente janë regjistruar brenda 24 orëve. Sipas rregullave të trafikut rrugor, qysh nga 15 nëntori ngasësit është dashur të pajisen me gomat e dimrit.

Ndërsa, sipas zyrtarëve në Komunën e Prishtinës, vështirësi në rrugë pati më shumë në zonat rurale.

“Fatmirësisht po arrijmë që t’i mbulojmë shumicën e kërkesave e vështirësitë më të mëdha i kemi, kuptohet, në zonat rurale, ku ka vështirësi të ndryshme të ndërhyrjes së operatorit ekonomik, por megjithëse sot ka qenë një lloj testimi i parë atëherë ka ecë mjaft mirë”, tha zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku.

Përpos aksidenteve, bora dhe era që i parapriu, shkaktuan telashe me rrymë.

Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja ishin rajonet më të prekura, njoftoi Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS.

Megjithatë, furnizimi me rrymë është përmirësuar gjatë ditës.

E kur bora filloi të shkrihej u paraqitën telashe të tjera. Sikurse pamundësi për nxënësit dhe prindërit e shkollës fillore ‘Mihal Grameno’ në Fushë Kosovë për të hyrë në oborr.

Mot i ndryshueshëm pritet të mbizotërojë deri në fund të javës në Kosovë, derisa nga e diela pritet rënie e temperaturës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA