Protestohet kundër vendimit për lirimin e logopedit që dyshohet se keqtrajtoi trevjeçaren

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

Në vitin 2022, të gjithë u tronditën nga ky audio-incizim i publikuar në media.

Logopedi Iljasa Fazliu dëgjohet duke përdorur gjuhë ofenduese dhe degraduese, ndaj një trevjeçareje me autizëm, në klinikën e tij, ku vajza ishte dërguar për trajtim.

Menjëherë pas rastit, ai u akuzua për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”.

Por pas procesit gjyqësor, gjatë të cilit u dëgjuan 3 psikiatër, Gjykata e Gjilanit e shpalli atë të pafajshëm.

Me këtë vendim nuk janë pajtuar aktivist të shoqërisë civile, të cilët të martën, protestuan para Gjykatës së Apelit.

“Gjykata e shkel në mënyrë flagrante dinjitetin e fëmijëve viktimë, duke thënë se e gjitha çfarë kemi parë e dëgjuar nuk është abuzim, paraqesin një pasqyrë të tmerrshme ndaj kësaj kategoria të fëmijëve”, tha Bind Skeja nga organizata “Linja e jetës”.

Protestuesit kanë kërkuar nga Apeli ndryshimin e vendimit dhe një varg veprimesh nga institucionet e tjera përgjegjëse.

“Gjykata e Apelit të marrë vendim meritor për këtë rast, oda e infermierëve të revokojë licencën e logopedit, oda e mjekëve të marrë masa ndaj mjekëve psikiatër, MD të hekë licencën e psikiatërve gjyqësorë të përfshirë në këtë rast”, tha Skeja.

Në janar të vitit 2023, Logopedi Iljasa Fazliu ishte rikthyer në punë si logoped në Klinikën e ORL-së në QKUK.

Përmes një postimi në Facebook, Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë e ka quajtur “te papranueshëm” faktin se ai vazhdon të japë shërbime logopedike, duke kërkuar rishqyrtimin e rastit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA