​Miratohet pa opozitën buxheti 2025

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për 2025, i cili kap shifrën 3.6 miliardë euro.

Pro buxhetit në lexim të dytë votuan 61 deputetë nga mazhoranca, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

Deputetët shqyrtuan edhe amendamentet për buxhetin, ku 122 sosh ishin nga opozita dhe të njëjtat nuk morën mbështetjen e pushtetit.

Paraprakisht, kryetari i Komisionit për buxhet, deputeti i LVV-së, Armend Muja, tha se asnjëri nga deputetët opozitarë nuk ka ardhur në komision për t’i argumentuar amendamentet e tyre, të cilat sipas tij kishin vlerë 320 milionë euro.

“I patëm 122 amendamente nga opozita. Është numri rekord i amendamenteve që kemi pasur ndonjëherë për t’iu përgjigjur të gjitha atyre argumenteve. Këto amendamente patën vlerën 320 milionë euro… Asnjë nga ata nuk ka ardhur për t’i argumentuar amendamentet në komisionin për buxhet”, tha ai, përcjell KP.

Gjatë seancës së sotme, partitë opozitare e kanë quajtur “të kontaminuar” buxhetin, madje e kualifikuan si joligjor dhe antikushtetues.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA