Haliti me propozim se si do duhej të duket qeveria e ardhshme pas zgjedhjeve në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se pas zgjedhjeve në Kosovë, do të duhej të formohet një qeveri e unitetit kombëtar, për t’i kryer obligimet ndërkombëtare.

Ai tha se propozimi për qeveri me rrotacion, Haliti tha se ky është vetëm propozim i Haradinajt, ndërsa më serioze e sheh formimin e një qeveria të unitetit kombëtar.

“Është një propozim i tij. Për mua serioze është me e ba një qeveri të Unitetit Kombëtar për një vjet, në të cilën është edhe Vetëvendosja edhe të tjerët edhe me i kry detyrimet qe i kemi në raport me obligimet që i kemi para bashkësisë ndërkombëtare. Nuk mundemi ne tash me e shty edhe për 10 vjet dhe ai që ka me e nënshkru, kanë me ia përmend këto partitë tjera edhe 100 vjet që ti e tradhtove se ke thanë nuk e tradhtoj. Obligimet janë obligime, marrëveshjet ndërkombëtare janë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat prevalojnë mbi kushtetutën dhe ne duhet ta kemi këtë parasysh”, tha Haliti.

Intervistën e tij të plotë në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA