Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Begaj nis nesër konsultat me partitë politike

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj nis nesër konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Të mërkurën kreu i shtetit do të takojë partitë e vogla: PR, PBDNJ, PDIU dhe LZHK.

Të enjten presidenti do të takojë përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, presidenti do t’i zhvillojë ditën e hënë në 25 dhjetor.

Sipas ligjit zgjedhjet parlamentare zhvillohen në një prej të dielave nga 15 prilli deri në 15 maj. Ndaj presidenti Bajram Begaj mund të dekretojë një prej këtyre datave; 20, 27, 4 dhe 11 maj të vitit 2025. /Vizionplus.tv/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA