Konjufca nuk paraqitet, shtyhet seanca për gazin lotsjellës

Është shtyrë seanca gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend, më 2016. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mungoi në seancë dhe gjyqtari Adnan Kamberi konstatoi se shkak për këtë shtyrje është mungesa e të akuzuarit.

Në këtë rast, pos Konjufcës akuzohen edhe deputetët Pal Lekaj e Time Kadrijaj dhe ish-deputetet Besa Baftiu, Aida Dërguti e Teuta Haxhiu.

Ata akuzohen për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” pasi akuza për “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” është parashkruar.

Ata akuzohen se më 14 dhjetor 2015 kishin përdorur gazin lotsjellës duke pamundësuar qëndrimin e deputetëve brenda sallës së Kuvendit dhe Kryesisë për miratimin e ligjeve sipas rendit të ditës.

Kjo vepër është e dënueshme me gjobë deri 7500 euro ose burgim deri në pesë vjet.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA