Një person ka raportuar se djali i tij ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, të hënën rreth orës 13:00, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.