Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së kombëtares së Kosovës kundër Lituanisë.
Ai ka shkruar se djemtë e Kosovës në futboll e përmbyllën këtë cikël me fitore.
“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përmbyllen këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, ka shkruar Kurti.