Billy Ray Cyrus akuzon Firerose për abuzim emocional, verbal dhe fizik në dosjen e divorcit

Billy Ray Cyrus ka akuzuar ish të dashurën, Firerose, për abuzim gjatë procesit të divorcit të tyre. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, ai ka deklaruar: “Ndërsa paditësi pranon se ka qenë i irrituar, i frustruar dhe i zemëruar me të paditurën në maj të vitit 2024, në fakt është paditësi ai që ka qenë viktimë e abuzimit… Jo vetëm verbalisht dhe emocionalisht nga e paditura, por gjithashtu edhe fizikisht.”

Këngëtari 62-vjeçar i muzikës country u martua për herë të parë me Johanna Roise Hodges — emri i vërtetë i Firerose — në tetor të vitit 2023. Megjithatë, martesa e tyre nuk zgjati shumë, dhe këngëtari i hitit “Achy Breaky Heart” u akuzua në dokumentet gjyqësore për “abuzim ekstrem verbal, emocional dhe psikologjik” nga përfaqësuesit e 36-vjeçares. Billy Ray i mohoi këto akuza përmes një deklarate më 25 qershor.

“Narrativa e tij vazhdon të ndryshojë, dhe kjo ankesë është thjesht një tjetër taktikë abuzive për të shmangur akuzat serioze dhe të vërteta që janë ngritur kundër tij… Personat e vetëm që mbështesin pretendimet e tij të rreme janë ata që paguhen nga ai, dhe besueshmëria e tyre është e dyshimtë,” thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të Firerose.

Avokatët e Billy Ray, Rose Palmero dhe Jason Talley, i janë përgjigjur akuzave: “Na vjen keq që znj. Hodges ka zgjedhur të zgjidhë çështjet e martesës së saj 7-mujore përmes medias, duke mos i lënë z. Cyrus asnjë mundësi tjetër përveçse të sqarojë të vërtetën… [deklarata e saj ishte] e paqartë dhe e dyshimtë për vërtetësinë e saj, pasi ajo e kishte lutur z. Cyrus që ta falte dhe ta pranonte përsëri vetëm dy ditë pasi ai kishte paraqitur kërkesën për divorc.”

Këto zhvillime ndodhin në mes të përplasjeve brenda familjes së Billy Ray që pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, Tish Cyrus. Gjatë një interviste me David Letterman në programin “My Next Guest Needs No Introduction”, vajza e tij, Miley Cyrus, foli për mënyrën si është rritur nga nëna e saj. “Pa babain tim, jo vetëm që nuk do të isha ulur në këtë karrige, por nuk do të ekzistoja fare,” shpjegoi Miley, duke shtuar më tej: “Babai im, si një krijues dhe artist, më ka bërë të ndihem më e sigurt me mendjen time, sepse idetë tona janë shumë të ngjashme.” Ajo gjithashtu shtoi: “Kam trashëguar edhe narcizmin nga babai im.”

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA