Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba- veç pritni kriminela

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar ndaj akuzave të fundit të partive opozitare PDK dhe LDK, të cilat e kanë akuzuar atë për dhënie të granteve drejt njerëzve të afërt me të, gjithashtu këta të fundit kërkuan shkarkimin e tij.

Përmes një reagimi në Facebook, Peci ka thënë se sukseset e tij në bujqësi nuk mundin ta ndalin ‘as me ujë e as me plumba’, raporton Ekonomia Online.

Ai e cilësoi si të kuptueshme sulmin ndaj tij, duke e lidhur me suksesin që ka arritur sektori i bujqësisë dhe ndryshimet e mëdha që janë bërë nën drejtimin e tij, të cilat sipas tij janë të padëshiruara për opozitën.

Ministri Peci ka theksuar se nga dita e nesërme do të flasë më hapur dhe do të “demaskojë” ata që ai i cilëson si të përfshirë në aktivitete të dyshimta. Po ashtu ai sulmin e sheh si një përpjekje për të minuar ndryshimet pozitive që po bëhen në sektorin e bujqësisë.

Madje ai paralajmëroi se ‘që nga nesër do të flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoi si kurrë më parë’

“Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim. Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra”, ka reaguar Peci.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA