Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar në Veri të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një i dyshuar mashkull ka sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga autoritetet.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë / 16.11.2024-01:10-01:10. Viktima mashkull/k, ka njoftuar se deri sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar mashkull e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia.”