Përgatiti: Benita Zeneli
Numri i vdekjeve në vendin e punës krahasuar me vitet paraprake, ka shënuar ulje.
Derisa në vitin 2022 ishin regjistruar 15 vdekje në vendin e punës e në vitin 2023, 11, gjatë periudhës janar-tetor 2024 kanë ndodhur 5 vdekje prej tyre 2 në ndërtimtari.
“Gjoba më e madhe këtë vit për aksidentet në punë me fatalitet, me vdekjen e punëtorëve, ka qenë në rastin e vdekjes së punëtorit në fillim të korrikut, në sektorin e ndërtimtarisë, rënie nga lartësia ku gjoba ka qenë 15 mijë euro”, tha Hekuran Nikçi, inspektoriati qendror i Punës.
Ndërkohë, Institucioni i Avokatit të Popullit, ka adresuar raportin për sigurinë dhe shëndetin në punë në Ministrinë e Shëndetësisë, të Financave dhe Inspektoratit të Punës.
Megjithatë deri më tani vetëm Ministria e Shëndetësisë ktheu përgjigje.
“Kemi identifikuar gjithashtu sektorin shëndetësor. Gazetarët, gjithashtu janë veçuar brenda raportit si një profesion që përballen, veçmas gazetarët e terrenit, foto dhe video-reporterët. Ne kemi adresuar rekomandimet tona tek autoritetet përkatëse, Ministria e Financës, Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati i Punës…Nuk është se kemi marrë përgjigje nga Ministria e Financave dhe as nga Inspektorati i Punës”, tha Majlinda Sinani-Lulaj, zëvendësavokate e Popullit.
Ndërkaq, për familjet e atyre që humbin jetën në vendet e punës, kreu i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat Jusuf Azemi ka kërkuar mbështetje sociale përmes një fondi që do të menaxhohej nga Qeveria.
“Por po shihet se jeta e këtyre punëtorëve dhe qeveritarët dhe pronarët e kompanive me rëndësi është që të kryejnë punët e tyre dhe aspak të mos merren me çështjen”, tha Azemi.
Së fundi një zyrtar civil i FSK-së I cilin ë fundjavë punonte në ndërtimtari ka vdekur në vend të punës.