Qeveria serbe miraton strategji për refugjatë, e do kthimin e serbëv e të larguar në Kosovë

Përgatiti: Arton Hamiti

Qeveria e Serbisë, të enjten miratoi Strategjinë për zgjidhjen e çështjes së refugjatëve dhe personave të zhvendosur për periudhën 2024-2030.

Bazuar në thekset e dokumentit, autoritet serbe, vëmendje të posaçme do t’iu kushtojnë serbëve të cilët vend të origjinës e kanë Kosovën.

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, nuk pret që serbët e zhvendosur të kthehen në territorin kosovar.

“Serbia s’ka qëllim t’i kthejë serbët në Kosovë sepse nuk është përgjegjësi e saj. Qëllimin e ka të krijojë oaza të përqendruara në serbë, sikurse ka bërë në pjesën veriore duke ndërtuar një lagje serbe. Sidoqoftë, nuk ka ndonjë rrezik që të ndryshojë gjendja për faktin se serbët nuk duanë të kthehen në Kosovë, vetëm ata që kanë mbetur këtu ose disa të moshuar që nuk kanë arritur të sistemohen në Serbi”, tha Behxhet Shala.

Megjithatë, sipas Behxhet Shalës nga KMLDNJ, ekzekutivi kosovar duhet të këtë kujdes në raport me qëllimet që i ka shteti serb.

“KMDLNJ që nga përfundimi i luftës është angazhuar në këtë proces. Ne kemi vizituar serbët të cilët jetojnë si refugjatë në Serbi dhe ata nuk jetojnë në kushte të mira. Madje në shumë raste janë të detyruar t’i shesin ndihmat e tyre për të mbijetuar. Pra, kjo është një lojë e Serbisë por, nuk mund të prodhojë asnjë pasojë. Sido që të jetë, Qeveria e Kosovës duhet të mos lejojë që serbët të bëjnë pika të përqendruara ekskluzivisht në baza etnike”, tha Shala.

Kurse njohës të rrethanave politike e juridike, strategjinë e shohin vazhdimësi të Serbisë për t’u viktimizuar.

“Serbia i ke detyruar që t’i zhveshin uniformat e policisë, i ka urdhëruar ta lëshojnë punën edhe prokurorët edhe gjykatësit, e ka penguar vazhdimisht integrimin e serbëve në Kosovë dhe tash këto janë lot krokodili dhe një lojë për ta bërë atë se çfarë dinë më së miri ta luajnë viktimën”, tha Valdet Hoxha, ish-zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas dokumentit të publikuar, linjat kryesore të veprimit të Strategjisë lidhen me mbështetjen dhe kthimin e qëndrueshëm të refugjatëve në ish-republikat, duke krijuar njëkohësisht kushtet për integrimin e tyre të përhershëm në shtetet e origjinës.

Sipas të dhënave zyrtare të Qeverisë serbe, refugjatët nga ish-shtetet e Jugosllavisë përfshirë Kosovën përbëjnë rreth 10 për qind të banorëve të Serbisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA