Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve, janë raportuar dy raste të vajzave të zhdukura në Rahovec, njëra nga ato e mitur.
Sipas Policisë, rasti i parë është raportuar në rrugën “Xhelal Hajda”, ku është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, sipas ankueses viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa here me parë.
Rasti është duke u hetuar.
Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Xhevat Elshani”, të Rahovecit, ku është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe hera e fundit që familja ka kontaktuar me të ka qenë data 13.11.2024.
Rasti është duke u hetuar.