Numri i fluturimeve gjatë muajit shtator të këtij viti ishte 1 mijë e 115 ose 12. 6 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 344 mijë e 294 ose 13.1 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë shtrenjtuar edhe çmimet e biletave të fluturimeve për 10. 9 për qind në tetor.
Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet po ashtu se në muajin shtator të këtij viti, numri i udhëtarëve ishte 5 mijë e 153 ose 3. 3 për qind më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.
Ndërsa, sipas ASK-së sasia e mallrave të transportuar në neto tonë ishte zero.