Gjykimi ndaj Cedomir Aksiqit, dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e familjarëve

Përgatiti: Nora Luta

Për vrasjen e vëllait, Hajdin Hyseni e bën përgjegjës Çedomir Aksiqin, të cilin thotë se nga paslufta nuk e pa më asnjëherë në Kosovë.

Prezenca e Aksiqit nuk është arritur të sigurohet as nga institucionet, por ndaj tij po zhvillohet gjykimi në mungesë në Gjykatën e Prishtinës.

Sidoqoftë, Hyseni thotë se Aksiq ishte i njohur për banorët e Shtimes, e njëri nga ta si dëshmi kishte groposur në kohën kur kishte ndodhur vrasja një shishe brenda së cilës e kishte ruajtur një letër.

Hyseni thotë se vëllai i ishte vrarë në mënyrë mizore.

Sipas dëshmitarit tjetër, Bashkim Shashivari, Aksic i priu aksionit të forcave serbe në Komunën e Shtimes gjatë luftës dhe shtëpia e tij u shërbeu si strehë për armatimin e tyre.

Shashivari, që ishte vetëm 17 vjeç gjatë luftës, tha se Askiqin e kishin parë edhe në ditën kur u sulmua Reçaku.

Gjatë kësaj seance janë dëgjuar edhe dy dëshmitarë.

Gjykimi ndaj Aksicit, të cilin Prokuroria Speciale e ngarkon, për krime lufte në Shtime, përfshirë pjesëmarrjen në vrasjen e tetë civilëve shqiptarë në masakrën e Reçakut, ka filluar në nëntor të vitit të kaluar.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA