Kombëtarja e Kosovës në futboll për grupmoshat U19, ka pësuar humbje 0-4 nga kombëtarja e Austrisë.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2025, Austria nga minuta e parë e deri në fund ishte më e mire se Kosova.
Golin e parë austriakët e shënuan përmes sulmuesit Verhounig në minutën nëntë.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Golin e dytë personal dhe po ashtu të dytin për Austrinë Verhounig, e shënoi në minutën e 65.
Kurse për 0:3 realizoi Grgic, kur po zhvillohej minuta e 73. Ndërsa golin e katër dhe të fundit në ndeshje e shënoi Adejenughure, në minutën e 80, të ndeshjes.
Kjo ishte ndeshja e parë për kombëtaren U19, në këtë faze kualifikuese.
Kujtojmë që Kosova U19 e drejtuar nga Adil Mailiqi nuk po kalon në formë të mirë pasi kjo është ndeshja e tretë zyrtare që pëson humbje./atvlive.tv