Marco Rubio pritet të emërohet Sekretar amerikan i Shtetit

Siç raportojnë mediat amerikane, Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, pritet të emërojë senatorin e Floridas, Marco Rubio, si sekretar Shtetit dhe Mike Waltz, si këshilltar për siguri kombëtare. Të dy këta njihen si kritikë të ashpër të Kinës.

Megjithatë, raportohet se vendimi nuk është final, mirëpo Trump duket i vendosur për Rubion. Emri i Rubios është përmendur vazhdimisht javën e fundit, si njëri prej figurave në krye të diplomacisë amerikane, në administratën e ardhshme.

Nëse emërohet, Rubio do të bëhet arkitekti kryesor i vizionit të Trumpit, “Amerika e Para”, dhe do të çojë përpara synimet e tij për t’iu dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme.

Nominimi i Rubios, kongresist me prejardhje nga Kuba, do të përbente kthesë në marrëdhëniet me Trumpin.

Më 2016, kur ata kanë qenë duke garuar për të fituar nominimin e republikanëve në zgjedhjet presidenciale, Rubio e ka quajtur Trumpin “mashtrues” dhe “njeriun më vulgar që ka synuar të jetë ndonjëherë president”.

Trump i ka fituar bindshëm zgjedhjet e 5 nëntorit, ndërsa do ta marrë zyrtarisht pozitën në janar të vitit tjetër.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA