James Van Der Beek diagnostikohet me kancer në zorrë

James Van Der Beek (47) ka ndarë lajm tronditës përmes Instagramit duke treguar se është diagnostikuar me kancer të zorrës.

“Kam kancer të zorrës.” Kështu njoftoi James Van Der Beek për gjendjen e tij shëndetësore për revistën amerikane “People”. Në një postim në Instagram, të shoqëruar me një kolazh prej katër imazhesh dhe muzikën instrumentale “Autumn Breeze” të Richard LaForge, ai foli hapur me 1.5 milionë ndjekësit e tij për diagnozën: “Është kancer. Çdo vit, rreth dy miliardë njerëz në mbarë botën përballen me këtë diagnozë. Dhe unë jam një nga ata.”

Pas diagnozës, Van Der Beek e siguroi publikun duke thënë: “Ndjehem i fortë.” Ai kërkoi falje për të gjithë ata në jetën e tij, të cilëve nuk u kishte thënë ende personalisht këtë lajm. Aktori shpjegoi se kishte planifikuar të tregonte lajmin në një kohë tjetër dhe në një mënyrë tjetër, por u detyrua ta bëjë të ditur menjëherë pas një informacioni që do të publikohej nga një medium. “Ky plan,” shkroi ai, “duhej të ndryshohej këtë mëngjes, kur mësova se një medium do të publikoj këtë informacion. Asgjë në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ndodhur në kohën që do të doja.”

Në fakt, Van Der Beek kishte planifikuar të bënte të njohur sëmundjen e tij në një intervistë më të thelluar me revistën “People”, duke pasur si qëllim gjithashtu të “ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje”. Ai konfirmoi në intervistë se kishte filluar hapa për të përballuar kancerin dhe se po merrej me trajtimin.

James Van Der Beek ka gjashtë fëmijë. Në intervistën për “People”, ai shprehu falënderimet për “mbështetjen e jashtëzakonshme të familjes.” Që nga viti 2010, ai është i martuar për herë të dytë me Kimberley Brook, me të cilën ka katër vajza dhe dy djem.

Edhe pse pas “Daëson’s Creek” Van Der Beek nuk arriti të arrijë të njëjtin nivel suksesi, ai ka vazhduar të jetë i pranishëm në filma dhe televizon. Ka pasur role të ftuar në seriale të njohura si “Hoë I Met Your Mother”, “Criminal Minds” dhe “Laë & Order: Special Victims Unit”, dhe ka luajtur në role kryesore në filma si “Bad Hair” (2020) dhe “Doënsizing” (2017). Së fundmi, ai ka pasur një rol në një episod të serialit ëestern “Ëalker”. Po ashtu, në fund të nëntorit do të dalë filmi “Sidelined: The QB And Me”, në të cilin ai do të luajë një rol kryesor./ NO FILT

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA