Lajçak takon presidenten e Kryqit të Kuq: Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur, çështje urgjente humanitare

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Presidenten e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric.

Përmes një postimi në “X”, Lajçak ka thënë se gjatë takimit me Spoljaric, ka theksuar se zgjidhja e fatit të personave të zhdukur, është një çështje e rëndësishme dhe urgjente humanitare.

Njëherit, ata kanë diskutuar për “përpjekjet e BE-së në dialog në mbështetje të punës së Kryqit të Kuq në rajon”.

“Një kënaqësi për t’u takuar ICRCPresident në Gjenevë. Ne diskutuam përpjekjet tona në Dialog në mbështetje të ICRC punojnë në rajon. Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje e rëndësishme dhe urgjente humanitare”, thuhet në postimin e Lajçakut.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA