Podujeva nesër përuron objektin e Urgjencës, pjesëmarrës edhe kryeministri Kurti

Në Podujevë nesër do të përurohet objekti i ri i Urgjencës.

Në ceremoninë e cila mbahet nga ora 15:00 do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.

Komuna e Podujevës që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi njofton se ky objekt është ndërtuar në bashkëpunim në mes të kësaj komune dhe Organizatës “Qatar Charity”, ku 600 mijë euro janë investuar nga Komuna, kurse 1.1 milionë euro nga kjo organizatë.

“Përveç Urgjencës, aty parashihet të ofrohen edhe shërbime tjera shëndetësore. Objekti gjendet skaj rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë, afër rrethrrotullimit të shqiponjës në hyrje të qytetit të Podujevës”, bën të ditur Komuna e Podujevës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA