Bien vlerat e manganit në Badoc, IKShPK: Uji mund të përdoret edhe për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka bërë të ditur se vlerat e manganit në liqenin e Badocit kanë rënë dhe se uji tashmë mund të përdoret për pije.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitorimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit. Rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 8-12 nëntor) tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes. Bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Tutje, nga IKShPK-ja njoftuan se është rekomanduar që të vazhdojë mbikëqyrja dhe trajtimi i ujit, në mënyrë që të sigurohet ujë në cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes.

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA