Kurti: Buxheti për vitin 2025, buxhet për familje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh i nderuar që është kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt të mandatit.

Në fjalën e tij, ai tha se buxheti për vitin 2025 është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro.

Sipas tij, ky buxhet është 9% më i madh se i vitit paraprak dhe 60% më i lartë se sa buxheti i vitit 2020.

“Ky buxhet për vitin 2025, është buxhet për familje. Asnjë qeveri nuk ka mbështetur si ne familjet”, tha ai.

“Për të arritur deri këtu kemi kaluar në shumë sfida, globale dhe të brendshme. Për dallim nga të tjerët para nesh, u siguruam që buxheti të orientohej aty ku kthimi ishte më i lartë, te qytetarët tanë.”, u shpreh ai.

“Investimi në qytetarët tanë vazhdonte të kthente rritje të qëndrueshme.”, theksoi ai.

Tutje, Kurti listoi karakteristikat të buxhetit të këtij viti.

“Buxheti për paga dhe shtesa – 13.85% më i lartë se në vitin 2024 ose 111.5 milionë euro; Buxheti për mallra dhe shërbime duke përfshirë edhe shërbimet komunale është 3.2% më i lartë se në vitin 2024; buxheti për subvencione dhe transfere është 8.75% më i lartë se në vitin 2024 dhe buxheti për investime kapitale është 8.3% më i lartë se në vitin 2024”, tha ai.

“Për këto vite qeverisjes bruto produkti vendor është rritur aq sa për herë të parë sivjet do ta kalojë shifrën prej 10 miliardë eurosh.”, u shpreh ai.

Ndërsa për vitin e ardhshëm, Kurti tha se bruto produkti vendor pritet ta kalojë shifrën prej 11 miliardë eurosh.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA