Lista e plotë e të nominuarve për Grammy 2024 është publikuar dhe Beyoncé, artistja me numrin më të madh të këtyre çmimeve, ka një tjetër mundësi për të fituar disa të tjera.
Ajo është nominuar për njëmbëdhjetë çmime, duke u renditur e dyta në histori, menjëherë pas Michael Jackson, i cili në një natë të vetme mori 12 nominime. Disa nga çmimet më të rëndësishme për të cilat Beyoncé garon këtë vit përfshijnë: “Kënga e Vitit” dhe “Regjistrimi i Vitit” për “TEXAS HOLD ‘EM,” “Performanca më e mirë pop solo” për “BODYGUARD” dhe “Albumi më i mirë country” për “COWBOY CARTER”.
Beyoncé Knowles është një emër i njohur në botën e ceremonive të çmimeve. Në vitin 2023, këngëtarja, kantautorja, aktorja dhe sipërmarrësja amerikane arriti të marrë nëntë nominime për Grammy. Në karrierën e saj, duke përfshirë punën si artiste solo dhe bashkëpunimet në Destiny’s Child dhe The Carters, Beyoncé ka grumbulluar gjithsej 32 çmime Grammy dhe 88 nominime.
Me 32 fitore, Beyoncé mban rekordin për numrin më të madh të çmimeve Grammy në histori. Ajo gjithashtu ndan numrin më të madh të nominimeve me bashkëshortin e saj, Jay-Z, por e tejkalon atë me tetë çmime më shumë në total.
Çmimin e saj të parë Grammy, Knowles e fitoi në vitin 2001, kur ajo dhe Destiny’s Child morën dy çmime për këngën “Say My Name.” Grupi u shpërblye me çmimet për “Performancën më të mirë R&B nga një duo ose grup me vokal” dhe “Këngën më të mirë R&B.”/NO FILT