Taylor Swift shkëlqeu sërish në MTV Europe Music Aëards, duke rrëmbyer katër çmime dhe duke u shpallur fituesja më e madhe e mbrëmjes.
Në një ceremoni të mbushur me performanca spektakolare dhe momente emocionuese, Sëift mori çmimet për “Artisten më të mirë”, “Videon më të mirë” për këngën “Fortnight” me Post Malone, “Performancën më të mirë live” dhe “Performuesja më e mirë amerikane”. Edhe pse nuk mundi të ishte fizikisht e pranishme në Manchester për shkak të turneut të saj Eras në Amerikën e Veriut, ajo dërgoi një mesazh video, duke falënderuar fansat për mbështetjen ndaj albumit të saj të fundit.
Megjithatë, nuk ishte vetëm Sëift që dominoi titujt e mbrëmjes. Këngëtarja nga Afrika e Jugut, Tyla, fitoi tre çmime—“Artistja më e mirë e Afrobeats”, “R&B më i mirë” dhe “Performanca më e mirë afrikan”—duke dëshmuar fuqinë e saj në skenën muzikore. Ndërsa fokusi ishte në sukseset e fundit të artistëve, ceremonia u ndal gjithashtu për një homazh prekës ndaj Liam Payne, ish-anëtarit të One Direction, i cili vdiq muajin e kaluar pas një aksidenti tragjik në Buenos Aires.
Prezantuesja e ngjarjes, Rita Ora, kujtoi Payne, me të cilin kishte ndarë kujtime personale dhe profesionale. “Ai ishte një pjesë e rëndësishme e botës së MTV-së dhe e jetës sime,” tha Ora, e prekur ndërsa fliste. “Ai sillte gëzim në çdo ambient ku hynte.”
Hiti i Sabrina Carpenter, “Espresso”, u shpall “Kënga më e mirë”, duke ngjallur shumë reagime pozitive nga fansat. Ariana Grande mori çmimin për “Pop-in më të mirë”, duke shtuar një tjetër EMA në koleksionin e saj, ndërsa Eminem fitoi çmimin për “Hip-hop-in më të mirë”. Fansat e Jimin nuk mbetën të zhgënjyer; ylli i K-pop u shpall “K-pop-i më i mirë”, një kategori që po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në EMA./ NO FILT