Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, në pikën kufitare Hani i Elezit është ndaluar një person i cili ishte në kërkim.
Sipas policisë, pas kompletimit të dokumentacionit personi i kërkuar është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Më datën 11.11.2024 rreth orës 04:00 në pikën kufitare Hani Elezit është ndaluar personi L.M (M/K), i moshës 51 vjeçar, i cili ishte në kërkim nga stacioni i policisë në Ferizaj me urdhëresë të gjykatës Themelore të Ferizajt, për veprën penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 25 ditëve”, thuhet në njoftim.