2.8 C
Pristina
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Donald J. Trump siguron një fitore të madhe presidenciale për herë të dytë

Nga: Peter Marko Tase

Më 5 nëntor 2024, kandidati për president Donald John Trump e arriti një fitore të thellë në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe siguroi rikthimin e Amerikës në skenën ndërkombëtare.

Ndërsa numërimi nuk ka përfunduar ende, me Nevadën dhe Arizonën që po vazhdojnë të numërojnë votat, Presidenti i zgjedhur Trump ka siguruar fitoren në të gjitha shtetet kyçe, siç janë Wisconsini, Miçigan, Pensilvania, Xhorxhia, Karolinë e Veriut. Rikthimi i Presidentit Trump do të forcojë partneritetin Trainsatlantik, mbrojtjen dhe bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, Italinë, Slloveninë dhe Kroacinë. Po ashtu Presidenti Trump do të afrojë qeverinë izraelite shumë më pranë Shtëpisë së Bardhë. Në Wisconsin, në vitin 2016, Presidenti Trump fitoi zyrtarisht me 0,77% të votave në nivel shteti, ndërsa në vitin 2020 fitorja e tij u vodh nga elita e drejtuar nga George Soros, dhe u ndot nga mediet kryesore me fushata shpifëse, të përgatitura me urrejtje kundër Partisë Republikane. Si një besimtar i fortë në fitoren e Presidentit Trump në zgjedhjet e vitit 2020 në nivel kombëtar, dhe mbështetës i paepur i Departamenteve të Policisë dhe Sherifit; unë u denoncova dhe për mua u shpif që jam një racist dhe “besimtar i gënjeshtrës së madhe” nga Daniel Bice, një kolumnist i ekipit Watchdog të Milwaukee Journal Sentinel.

Populli amerikan dha një dëshmi madhështore, duke shprehur mbështetje të pakushte ndaj Donald J. Trump, duke siguruar botën, pas katër vitesh zbatimi katastrofik të politikës së jashtme të SHBA-ve, për ringjalljen e një sistemi të shëndetshëm imunitar të Uashingtonit në çështjet globale dhe për mbajtjen e një rendi gjeopolitik që po dëmtohet me shpejtësi.

Interesat gjeostrategjike të Amerikës do të kalibrohen seriozisht dhe Administrata në ardhje Trump – Vance do të zbatojë një politikë të jashtme, të cilën do ta kthej në gjendjen fillestare, që kryesisht do të jetë në interes të integritetit territorial të Izraelit, do të reduktojë nivelet e përshkallëzuara të përplasjeve të armatosura në Ukrainë si dhe do të zgjojë nga gjumi udhëheqjen e pafuqishme të NATO-s.

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë si dhe donatori i madh i Trump-it, i qëndroi afër kandidatit republikan gjersa po numëroheshin votat. Miliarderi gjatë gjithë natës postoi mesazhe gjithnjë e më pozitive në X, platformë që është në pronësinë e tij.

Presidenti Trump e fitoi votën e përgjithshme popullore në nivel kombëtar, ashtu siç e bëri edhe në vitin 2016, duke marrë parasysh akuzat për mashtrim masiv në procesin e numërimit të votave në të gjithë vendin.

Trump gjithashtu kishte një avantazh të qëndrueshëm në Nevada, ndërsa gara mbetet (deri me 7 nentor) e ngushtë në fushëbetejën tjetër të Sun Belt-it, në Arizona.

Siç pritej, Trump ka dominuar bastionet konservatore nga Florida në Idaho, ndërsa Harrisi fitoi shtetet liberale, nga Nju Jorku në Kaliforni.

Ish-Presidenti Donald Trump e fitoi në Wisconsinin, duke i dhënë atij gjithsej dhjetë vota elektorale për ta rikthyer atë në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo që më ka bërë përshtypje së fundmi rreth Presidentit Trump është: udhëheqja e tij e përqendruar si laser, perspektiva e tij e gjerë, se si ai nuk ka absolutisht ASGJË të pakët, të paplotë, të ngushtë, të ngjeshur apo ndonjë ndjesi dobësie në stilin e tij të udhëheqjes.

Në Qarkun e Milwaukee, Zotëri Trump fitoi vetëm 30 përqind të votave, ndërsa në Qarkun e Dane vetëm 23 përqind të votave. Në Qarkun e Marathon vetëm 18 përqind të votave, gjersa pjesa tjetër e Wisconsin-it votoi masivisht për kandidatin e Partisë Republikane.

Në zgjedhjet e fundit, populli i Shteteve të Bashkuara ka shënuar një ringjallje madhështore të trashëgimisë së veçantë të udhëheqjes shtetërore të George Washington-it, duke nxjerrë në pah guximin dhe patriotizmin, të reflektuara gjithnjë e më shumë nga gjenerali me pesë yje i Ushtrisë së SHBA-ve, Douglas MacArthur, gjatë shërbimit të tij të pa kontestuar ushtarak në Luftën e Gadishullin Paqësor dhe atij Korean.

Për Donald Rumsfeld, një nga shtetasit më të shquar amerikanë që jetoi në botën e ideve gjeopolitike, çdo vendim i marrë në mendjen e tij, mes tjerash i lidhur me ndonjë koncept të madh të sigurisë amerikane në botë, rolin e aleancave në çështjet botërore, natyrën e demokracisë, përgjegjësinë e zyrtarëve të SHBA-ve për të qenë të kujdesshëm me paratë e taksapaguesve, detyrimet morale të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar, etj. Këto janë parimet kryesore që presidenti Donald Trump do të ndjek në katër vitet e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump është lideri i vetëm global që mund ta transformojë SHBA-në shpejt në një sistem financiarisht të shëndoshë, duke reduktuar borxhin kombëtar të huaj, dhe të arrijë kulmin e arritjeve gjeopolitike, në kohën kur Evropa është në një moment trazirash, dhe vendet e Azisë Juglindore po konkurrojnë vazhdimisht kundër prodhuesve amerikanë. Ai është një njeri që vepron, energjik, i zgjuar, tepër i përkushtuar dhe tepër aktiv.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA