Përgatiti: Nora Luta
Ish-komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja, në seancë të hapur për publikun e ka vazhduar dëshminë të martën, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, Buja ka folur rreth rolit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, dhe kontaktet mes zonave, dhe krijimit të brigadave.
Buja tha se gjatë 1998-s nuk kishin pasur dijeni se kush ishin anëtarët e shtabit, por vetëm mund të supozonin.
Buja pasi tha se gjatë 1998-s ishte përhapur propaganda se ai nuk po merrte pjesë në luftime, njësoi sikurse Jakup Krasniqi për të cilin thuhej se iku drejt Shqipërisë me një shumë të hollash.
Ndaj pyetjeve të ZPS-së, nëse Buja ka mbajtur kontakte me ish-presidentin, pati vërejtje mbrojtja e Thaçit.
“Alex Wihting në gjykimin ndaj Fatmir Limajt e ka përdorur këtë si bazë për ta deklaruar Fatmir Limajn si armiqësor dhe ai ka thënë më 2003 se ai ka mbajtë kontakt me Shtabin e Përgjithshëm përmes Limajt”, tha Luka Misetic, avokat i Hashim Thaçit.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë edhe të mërkurën.