Reperi Noizy është dorëzuar në organet e rendit në Kosovë, disa muaj pas incidentit të bujshëm në një diskotekë në Pejë. Ai është paraqitur në stacionin e policisë në Pejë për t’u përballur me akuzat që i janë ngritur.
Sipas autoriteteve, Prokuroria është duke përgatitur masën e ndalimit prej 48 orësh për Noizyn, me qëllim të zhvillimit të hetimeve të mëtejshme.
Sidoqoftë, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë për Telegrafin se Stresi prokuroria ka hequr dorë nga kërkesa për paraburgim të Stresit psasi i njëjti ka paguar dorëzaninë prej 20 mijë euro.
E gjithë kjo vjen për shkak të një incidenti të përfolur në një diskotekë në Pejë, ku Noizy dhe Stresi ishin të përfshirë në një përleshje. Noizy u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për disa ditë. Ky arrestim bëri të reagojnë jo vetëm fansat e tij, por edhe shumë figura të njohura të skenës, të cilët dolën në mbështetje të tij.
Gjykata e Durrësit, pas një shqyrtimi të kujdesshëm të rastit, vendosi ta lirojë Noizyn nga paraburgimi, duke vendosur një garanci pasurore prej pesë milionë lekësh (afërsisht 50 mijë euro).