7.2 C
Pristina
Tuesday, January 6, 2026

32 kubanezë u vranë gjatë aksionit për arrestimin e Maduros, Venezuela: Dhanë jetën në krye të detyrës

Rreth 32 shtetas kubanë janë vrarë gjatë sulmeve amerikane për të kapur presidentin venezuelian Nicolás Maduro.

Venezuela u ka bërë homazhe viktimave, duke thënë se ata “dhanë jetën e tyre në krye të detyrës”.

“Ky personel vepronte brenda kuadrit të bashkëpunimit midis shteteve sovrane dhe kryente detyra mbrojtjeje institucionale. Veprimet e tyre u dalluan nga guximi, disiplina dhe angazhimi i palëkundur për paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Venezuelës në një deklaratë të hënën.

Qeveria e Venezuelës u qëndron pranë Forcave të Armatosura Revolucionare Kubane “dhe familjeve të luftëtarëve të rënë, sakrifica e të cilëve forcon lidhjet historike të vëllazërisë, sovranitetit dhe luftës së përbashkët midis kombeve tona”, tha ministria.

Të dielën, qeveria kubaneze tha se qytetarët e saj u vranë “në veprime luftarake, duke kryer misione në emër të Forcave të Armatosura Revolucionare dhe Ministrisë së Brendshme, me kërkesë të homologëve të vendit të Amerikës së Jugut”./topchannel/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA