30 ditë paraburgim serbit që mori pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan

Përgatiti: Arian Hajdaraj

Njëri prej shumë personave të cilët dyshohet se sulmuan KFOR-in në maj të vitit 2023, u arrestua mesditën e së premtes.

Një ditë më vonë, Marko Dantiq, u soll në gjykatë për t’iu caktuar masa e sigurisë.

Prokuroria ka dyshim të bazuar mirë se i njëjti më 29 maj, ishte pjesëmarrës në sulm. Bazuar në këto të dhëna, Gjykata Themelore, ia caktoi masën e sigurisë prej 30 ditësh paraburgim.

Me këtë vendim, nuk u pajtuan avokatët mbrojtës të të pandehurit.

“Akuzat janë të pabazuara. Pjesëmarrja e tij në protestë nuk mund të kualifikohet automatikisht si huliganizëm. Gjykatësi vendosi t’i caktojë masën e sigurisë prej 30 ditësh dhe mbrojtja do të ankohet ndaj këtij vendimi”, tha Nebojsa Vlajic, avokat.

“Sa iu përket dëshmive që Prokuroria posedon them se janë të pamjaftueshme dhe sipas tyre në protestë kishte pjesëtarë të lënduar të KFOR-it por nuk ekziston individualizmi që klienti ynë e bëri këtë. Fotografitë ishin të paqarta dhe fare lehtë të manipulueshme. Vetëm një xhemper dallohej e dëshmi të tjera nuk pati. Bazuar në këto dëshmi u caktua paraburgimi por ne do të ankohemi”, tha Bogdan Lazic, avokat.

28 vjeçari dyshohet për rrezikim të personave nën mbrojtjeje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Si pasojë e dhunës gjatë protestës në Zvecan vlerësohet se u lënduan 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë.

E të dyshuar për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it ishin arrestuar edhe më herët. Por disa prej tyre u liruan me dorëzani.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA