5.9 C
Pristina
Friday, March 13, 2026

28 gra fermere në Mitrovicë përfitojnë pajisje bujqësore

Në Mitrovicë është organizuar ceremonia e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore për 28 gra fermere, në kuadër të një projekti të realizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), në partneritet me UN Women dhe me financim nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes së grave në sektorin e bujqësisë dhe ndikimin që kjo ka në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

“Kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve për 28 gratë fermere nga organizata UN FAO në partneritet me UN Women financuar nga ADA”, ka shkruar Peci.

Ai theksoi se përfshirja e grave në bujqësi është një element i rëndësishëm për fuqizimin e tyre në shoqëri.

“Përfshirja e grave fermere në bujqësi e fuqizon rolin e gruas në shoqëri dhe ndikon drejtpërdrejt në ekonomi”, u shpreh ai.

Kryetari i Mitrovicës paralajmëroi gjithashtu rritje të konsiderueshme të mbështetjes për sektorin e bujqësisë gjatë vitit të ardhshëm.

“Vitin e ardhshëm do të rrisim buxhetin për bujqësi 100%, fokusi do të jetë në sektorët që merren me prodhimtari. Gjithmonë në përkrahje të fermerëve”, theksoi Peci.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA