27 vjet më parë, shoi dilemat e kohës, se kush dhe çfarë ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Derisa këtë 28 nëntor Llausha festonte paraqitjen e parë publike të UÇK-së, Rexhep Selimi i cili foli në emër të saj, sot bashkë me tre pjesëtarët e tjerë, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin u paraqitën sërish në sallën e gjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Katërshja megjithatë u përkujdes që në seancë të paraqitet me kollare me motive kombëtare. Madje, ajo e Selimit mbante emblemën e UÇK-së.
E këtë të enjte në Hagë, dëshminë e tij e nisi Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota i cili po intervistohej në cilësinë e dëshmitarit.
Ai përmendet edhe në aktakuzën e Speciales, lidhur me themelimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Bashotës iu dha garanci nga trupi gjykues që dëshmia nuk do të përdoret kundër tij në asnjë proces penal të mëvonshëm në Hagë.
Dëshmitarit iu prezantua edhe një deklaratë e mëhershme kur kishte thënë se ishte Shtabi i Përgjithshëm që në baza kolegiale ka vendosur lidhur me masat ndëshkimore kundër kolaboracionisteve.
Nuk ka pas një urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm të veçanta për asnjë bashkëpunëtor apo kolaboracionist siç po quhen kështu për vrasjen e tyre. Gjithmonë fjalën e kam pas për ata të cilët e kanë kthy pushkën ushtarëve të UÇK-së. Vetëm për këto raste dhe jo për raste të veçanta”, tha Bashota.
Në bazë të aktakuzës së ZPS-së e publikuar në shkurt të vitit 2023, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me rreth 100 vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi gjatë periudhës 1998-1999. /atvlive.tv