“16 ditë aktivizëm kundër dhunës”, MASHT i ia kushton veç një orë

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Për çdo 25 nëntor, Ministra e Arsimit dhe ajo e Drejtësisë, nisin aktivitetet kundër dhunës, në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Ndonëse, Ministria e Drejtësisë për këtë bën aktivitete për 16 ditë rresht, ajo e Arsimit 15 më pak.

Vetëm të hënën, me vendim të ministres Arbërie Nagavci, në shkolla u ligjërua kundër dhunës në bazë gjinore.

Mirëpo, një orë në vit vlerësohet të mos mjaftojë për vetëdijesimin e shoqërisë.

Sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, edukimi mbi dhunën dhe parandalimin e saj, duhet të jetë pjesë e kurikulës mësimore.

“Parandalimi i dhunës padyshim që meriton një vëmendje dhe prezencë më të madhe brenda dokumenteve kurrikulare brenda lëndëve, qoftë edhe si landë zgjedhore. Ky ndikim në rrije të vetëdijesimit të shkojë përtej ditëve e javës së dhunës dhe të jetë pjesë e kurrikulës së mësimdhënësit”, tha Qehaja.

Se institucionet duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi kësaj çështjeje, e thotë edhe psikologia Antigona Qena.

“Kjo i bie që 16 po mbrohemi prej saj e ditëve tjera s’jemi duke bë kurrgjë. Dhuna nënkupton çdo lëndim fizik emocionoal ekonomik, seksual. Kurdo që flasim për dhunën janë të mirëseardhura po sa ndikojnë nuk besoj që ka efekt të madh në parandalim se dhuna ndodh çdo ditë, duhet të merremi me këtë çështje duhet te kemi strategji kombëtare kundër dhunës”, tha Qena.

Për 11 muaj, sipas të dhënave të policisë, janë regjistruar 2585 raste të dhunës në familje. Nga to, 2055 ishin gra dhe 530 burra.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA