Tregu i Gjelbër i Prishtinës ishte fokusi i të martës për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Hajrulla Ceku. Pasi dëgjoi ankesat e tregtarëve dhe banorëve rreth këtij tregu, Ceku tha se duhet të vendoset mënyra e trajtimit të Tregut dhe intervenimi duhet të fillojë menjëherë.
Për rëndësinë e rolit të vajzave dhe grave, foli pretendenti për mandat të dytë në Gjilan Alban Hyseni. Në takim me to, Hyseni u zotua se mbështetja nuk do të mungojë ndaj tyre.
Edhe kryetari aktual i Shtimës që po kërkon besimin edhe për 4 vjet tjera, zotohet se transformimi i kësaj komune do të vazhdojë.
Ndërkaq hallet e banorëve të fshatit Cermjan, i dëgjoi kandidati për Gjakovën, Ardian Gola. Ai tha se për të gjithë pa dallim do të punojë nëse qytetarët ia besojnë atij qeverisjen.
Me gratë e vajzat e Vragolisë së Fushë-Kosovës, u takua kandidati për kryetar Valon Prebreza. I njëjti u zotua se do ta zgjidhë cështjen e ujit, ndricimit public dhe telashet e tjera.
E me sportistë të ndryshëm u takua Artan Abrashi, kandidat për kryetar të Prizrenit. Përkrahje për këtë fushë tha se do të ketë, pasi sipas tij Sporti është forcë që bashkon, edukon dhe hap rrugë të reja për gjeneratat e ardhshme.
Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!






