Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion, ka vendosur që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029. Vendimi u mor pas raundit të parë të votimit, ku Gjermania fitoi bindshëm me 15 vota, duke lënë pas kandidaturën e përbashkët Danimarkë/Suedi me vetëm 2 vota, ndërsa Polonia nuk mori asnjë votë.
Kampionati Evropian i femrave për vitin 2029 do të zhvillohet në tetë stadiume elitare gjermane: Koln, Dortmund, Duseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg. Turneu do të ketë pjesëmarrjen e 16 kombëtareve, dhe do të mbahet gjatë verës së vitit 2029.
UEFA njoftoi gjithashtu edhe vendet pritëse për turnetë finale të kampionateve europiane të moshave:
Kampionati Evropian i Vajzave U-17
2028: Belgjikë
2029: Turqi
Kampionati Evropian i Vajzave U-19
2028: Portugali
2029: Itali
Kampionati Evropian i Djemve U-17
2028: Lituani
2029: Moldavi
Kampionati Evropian i Djemve U-19
2027: Çeki
2028: Bullgari
2029: Holandë
Mbledhja e ardhshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është planifikuar për 11 shkurt 2026, një ditë para Kongresit të 50-të të UEFA-s që do të mbahet në Bruksel, Belgjikë.







