Zogaj për rastin Sekiraqa: Ligji e lejoi lirimin, por përgjegjësia e gjyqtarit u trajtua nga KGJK-ja

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ndryshimet ligjore të bëra nga Kuvendi e kanë mundësuar lirimin nga arresti edhe kur dënimi është mbi pesë vjet, ndërsa Këshilli ka trajtuar rastin e gjyqtarit Agim Kuçi vetëm në aspektin disiplinor, duke mos hyrë në ligjshmërinë e vendimit.

Sipas Zogajt, Këshilli Gjyqësor nuk ka të drejtë të gjykojë vendimmarrjen e gjyqtarëve, përveç nëse provohet që ajo është bërë për përfitim apo në mënyrë të qëllimshme për të dëmtuar dikë.

“Tani në qoftë se në kod është heq kushti, pavarësisht dënimit, nuk është i domosdoshëm paraburgimi, cili është gjykimi? Ne e kemi shpjeguar edhe në vendim, i cili është publik si rast që masa disiplinore e ka trajtu integritetin e procesit, sa e ka ruajtur procesin për me e nxitë reagimin e publikut dhe në asnjë mënyrë ne nuk kemi të drejtë me u lëshu në diskutim për vendimmarrje. Për vendimmarrjen, do të lëshohej Këshilli Gjyqësor vetëm nëse pas një vendimi penal mbi gjyqtarin apo kolegjin, pra nëse do të provohej e kanë dhënë atë vendim me e favorizu dikënd, me e dëmtu dikënd apo me përfitu për veti”, deklaroi Zogaj.

Ai shtoi se ndryshimet ligjore që mundësojnë lirimin janë bërë nga Kuvendi, jo nga gjyqësori, ndërsa gjyqtari është sanksionuar për mënyrën si e administroi procesin, jo për vendimin ligjor.

“Ligjërisht, a ka mujt kolegji gjyqësor mos me e përcaktu paraburgimin? Ligjërisht po, sepse legjislacioni e mundëson dhe ka ndodh ky ndryshim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, jo nga sistemi gjyqësor… Por e vërteta është që duhet me e pa rastin në tërësinë e vet”, u shpreh Zogaj.

Deklaratën e plotë të Albert Zogajt në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA