Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar nevojën për një “ndryshime” në udhëheqjen e vendit, duke rritur kështu spekulimet për shkarkimin e Komandantit të Përgjithshëm Valerii Zaluzhnyi.
“Nëse duam të fitojmë, të gjithë duhet të shtyjmë në të njëjtin drejtim, të bindur për fitoren, nuk mund të dekurajohemi, duhet të kemi energjinë e duhur pozitive… prandaj po flas për ndryshim, për zëvendësim”, i tha Zelenskyy transmetuesit shtetëror italian RAI në një intervistë të transmetuar të dielën.
Ndërsa thotë “ndryshim”, ai i referohet një “qarkullimi” të një numri zyrtarësh shtetërorë dhe nuk është i fokusuar në një entitet të vetëm siç është ushtria. “Kam diçka serioze në mendje, që nuk ka të bëjë me një person të vetëm, por me drejtimin e udhëheqjes së vendit”, shtoi ai.
Pretendohet se Zelenskyy ka shkarkuar gjeneralin e lartë në tronditjen më të madhe të komandës ushtarake që nga fillimi i “operacionit special ushtarak” të Rusisë dy vjet më parë.
Ministria e Mbrojtjes, megjithatë, ka mohuar raportet e mediave se Zaluzhnyi, ishte shkarkuar. /AA/