Ekipi anglez, Manchester City pritet të mësojë së shpejti masën disiplinore që do të merret kundër klubit për 115 shkeljet financiare të konstatuara gjatë viteve të fundit.
Lajmi është bërë i ditur nga ish-këshilltari i klubit, Stefan Borson, i cili tha se komisioni i pavarur që ka hetuar çështjen do të shpallë vendimin e tij para datës 25 dhjetor.
Gjatë një interviste për talkSPORT, Borson theksoi se as Manchester City dhe as Premier League nuk mund të fajësohen për vonesën e këtij procesi. Ai shtoi se anëtarët e komisionit duhej të
ishin të punësuar me kohë të plotë për të trajtuar ekskluzivisht këtë hetim, në mënyrë që verdikti të ishte gati më herët. /ATVLIVE.TV







