9 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, në hije

Serbët lokal në tri komunat veriore vazhdojnë të protestojnë dhe të kërkojnë largimin nga objektet komunale të kryetarëve shqiptarë të zgjedhur, largimin e policisë dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërkohë ndërkombëtaret për de-eskalimin e situatës kanë kërkuar tërheqjen e policisë nga ndërtesat e komunave, kthimin në dialog dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, vlerëson se kryetarët e komunave në veri të vendit nuk ka nevojë që të dorëhiqen, por është dashur më shumë koordinim paraprak me ndërkombëtarët.

“Mendoj që është dashur që kryetarët të funksionojnë, mirëpo pas kësaj situate ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të kontribuojmë në paqe të kontribuojmë në uljen e tensioneve atje”, tha Qalaj.

Situata e fundit në veri të vendit ka zbehur marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në e BE-në, mirëpo analistët politik vlerësojnë se marrëdhëniet me e Kosovës mund të rikuperohen me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje për të gjithë situatën e krijuar në veri, vazhdon ta fajësoj Serbinë dhe gjithashtu edhe ndërmjetësin e dialogut nga BE-ja, Miroslav Lajçak.

“Fillimisht Serbia nuk deshi të nënshkruajë marrëveshjen, pasi Kosova u dakordua në Bruksel, ku kryeministri jonë deshi të nënshkruajë atë, mirëpo Vuçiq nuk e nënshkruajti. Ai është gabimi i parë i ndërmjetësve. Ky gabim është saktësisht i zotëri Lajçak, aty dhe deklarimet e Vuçiq në javën pasuese se ai nuk zbaton pjesë të caktuara të marrëveshjes. Është një përpjekje e tyre që të sabotojnë marrëveshjen. Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar siç ka qenë në fillim që të nënshkruajë dhe të zbatojë atë plan, por ne nuk jemi të interesuar që të jemi në agjendat qysh do që i ka menduar Vuçiq në të kaluarën”, tha deputeti i LV-së, Armend Muja.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për marrëveshje më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër, kurse i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka konstatuar në Prishtinë se të dyja palët e kanë shkelur këtë marrëveshje. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA