Kalo te përmbajtja
Të fundit

Shqipëria dërgon kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin e KFOR-it në Kosovë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Shqipëria dërgon kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin e KFOR-it në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka njoftuar nisjen e kontingjentit të parë të helikopterëve shqiptarë për t’iu bashkuar misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë.

Nufi theksoi se pjesëmarrja e 13 efektivëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në këtë mision dëshmon profesionalizmin e ushtarakëve shqiptarë dhe angazhimin e vendit si aleat i NATO-s.

Reklamë

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e veçantë që ka ky mision për Shqipërinë, duke e lidhur atë jo vetëm me raportet historike dhe vëllazërore me Kosovën, por edhe me sigurinë e përbashkët në rajon.

Sipas Nufit, siguria dhe stabiliteti i Kosovës janë të lidhura drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë rajonit, shkruan eo.

“Për Shqipërinë, ky mision ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për lidhjen vëllazërore dhe historike me Kosovën, por edhe sepse siguria dhe stabiliteti i Kosovës lidhen drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Nufi.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’