10.9 C
Pristina
E premte, 22 Nëntor, 2024

Xhelozia mes çifteve, njëra nga arsyet që po dërgon në vrasjen e vajzave dhe grave

Fleura Shkëmbi, hipnoterapistja dhe psikologia e njohur nga Tirana ishe e ftuara speciale në emisionin LIBERO.

Fleura foli për shumë aspekte jetësore, për të cilat edhe dha këshilla.

Por, njëra ndër çështjet që diskutohet mjaft dhe është prezente është (edhe) xhelozia mes partnerëve.

A është xhelozia sëmundje e cila duhet të trajtohet nga psikologu?

Çështjen e xhelozisë mes çifteve, hipnoterapistja e konsideroi si të rrezikshme, pasi që është arsyeja e shumë dhunimeve dhe vrasjeve të femrave.

Nëse ka xhelozi patologjike, personi ka nevojë të trajtohet dhe të marr ilaçe nga psikiatri (patjetër), kjo mund të na dërgoj në degjenerim të situatës sepse kemi raste ku janë dhunuar dhe vrarë shumë femra duke e mbuluar në emër të xhelozisë”, potencoi Flaura.

Xhelozia jo patologjike mund të zgjidhet përmes komunikimit, e me këtë pajtohet dhe hipnoterapistja duke thënë se problemet më të mëdha mes çifteve janë nga mungesa e komunikimit.

Mes tjerash, Flaura diskutoi dhe për dashurinë e obsesionin, madhështinë e tyre dhe dallimin të cilin duhemi ta dimë gjithsesi.

“…Dashuria është nivel më i bukur dhe madhështor, kur e dua personin pa kushte, e dua që të rritet dhe të jetë me mua për gjithë jetën, duke mos pasur frikën që do të largohet”, tha ajo.

Ndërkaq që obsesioni është fazë kur humbet kontrolli i ndjenjave ndaj objektit apo personit së obsesionuar.

Obsesioni është frika se personi do më iki, e nëse ik objekti i dashurisë atëherë unë do të vuaj…Nuk e bënë për ty që u largove e bënë për vetën e vetë”, shtoi Flaura.

Kujtojmë se, dashuria obsesive mund të jetë shenjë e një gjendjeje të rëndë të shëndetit mendor.

Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA