Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka folur me tone të ashpra për mënyrën se si klubi menaxhoi blerjet gjatë viteve të fundit, duke e cilësuar politikën e transferimeve “të tmerrshme” dhe pa vizion.
Në një prononcim për mediat britanike, Rooney tha se United për shumë kohë ka ndjekur vetëm emra të mëdhenj, pa ndërtuar një projekt të qëndrueshëm sportiv.
“Rekrutimi para verës së kaluar ishte katastrofik. Klubi thjesht sillte emra të mëdhenj – shiko Lukakun, Zlatanin, Pogban – janë lojtarë të mirë, por thjesht sillnin emra dhe shpenzonin shuma të mëdha parash,” – deklaroi ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq”.
Rooney shtoi se gabimet e bëra në merkato kanë lënë pasoja afatgjata dhe se rikthimi i United në majat e futbollit anglez do të kërkojë kohë:
“Do të duhet pak kohë për t’u kaluar ato gabime,” – theksoi ai.
Manchester United ndodhet aktualisht në një periudhë rindërtimi, ndërsa drejtuesit e rinj po përpiqen të krijojnë një strategji më të qëndrueshme për të rikthyer klubin në lavdinë e dikurshme.







