Vrasja e Ivanoviqit, dëshmojnë dy ish hetues policorë, të fundit në këtë proces gjyqësor

Përgatiti: Nora Luta

Ish-hetuesja policore në njësinë regjionale të hetimeve në Mitrovicë, Mirsada Omeragiq, kishte qenë një ndër hetueset e para që kishte arritur në vendin e ngjarjes kur ishte vrarë Oliver Ivanoviqi, më 16 janar të 2018-s.

Ajo për këtë ka dëshmuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dhe është pyetur kryesisht për veprimet e ish-zyrtarëve policorë, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, të cilët janë në mesin e gjashtë të akuzuarve për përfshirje në vrasjen e ish-liderit serb.

“Gjithçka është kryer sipas rregullave, janë vendosur shiritat dhe nuk ka pasur asnjë lëshim”, tha Mirsada Omeragiq, dëshmitare.

Në videot-incizimet shihen në vendin e ngjarjes edhe dy ish-policët e tjerë, Dragisha Markoviq dhe Zharko Javanoviq, por kur është pyetur nga trupi gjykues, dëshmitarja ka thënë se nuk i kujtohet t’i ketë parë.

Sipas saj, me të ardhur hetuesit nga Prishtina, asgjë nuk ishte ndërmarrë pa autorizimin e tyre.

Megjithatë, sipas dëshmitarit tjetër, gjithashtu ish-hetues në këtë rajon, grupi hetimor i përbashkët për hetimin e vrasjes së Ivanovicit ishte formuar një ose dy ditë pas.

“Shiritat kanë qenë, por kanë qenë në hapësirë më të ngushtë, e ne kemi zgjeruar sigurimin e vendit të ngjarjes”, tha Jugollsav Bugovac, dëshmitar.

Më tej, ai është pyetur edhe për kamerat e sigurisë, të cilat bashkë me hetues të tjerë i kishin sekuestruar në ditën kritike.

“Se kamerat nuk kanë punuar, kam dëgjuar nga mediat, sepse unë s’kam qenë pjesë e grupit hetues dhe nuk mund të flasë tutje çfarë ka ndodhur, ato janë dërguar për ekspertizë”, tha Bugovac.

Gjykimi për vrasjen e Ivanovicit do të vazhdojë të premten me administrimin e provave.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA