Vlerësohet se Kosova organizoi zgjedhje të qeta

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që u mbajt dy ditë më parë, ishte i qetë.

Kështu po e vlerëson procesin, Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Nathalie Loiseau, duke përgëzuar qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje.

Megjithatë, ajo thotë se duhet të përmirësohet mënyra e numërimit të votave dhe transparenca.

“Të dielën qytetarët e Kosovës dolën për të zgjedhur parlamentin e ri të Kosovës. Dua të përgëzoj qytetarët për zgjedhjet historike, në përgjithësi dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe votuesit kishin mundësi t votonin në kushte të mira. Këto janë sinjale që qytetarët janë të përkushtuar drejtë demokracisë. Vështirësi në zbatimin e procedurave janë bërë të dukshme. Ne kemi vëzhguar KQZ ka pasur sfida dhe kjo ka shkaktuar vonesa të cilët tani janë te pa mohueshme duhet të ketë transparencë të plotë. Dita e zgjedhjes ishte mjaftë e qetë, numri i partive të serbëve të Kosovës mund te shihet si pozitive, por plutariteti politike është ende larg”, tha Loiseau.

Veç, kritika pati për përdorimin e gjuhës nxitëse dhe sulmet verbale gjatë fushatës, si dhe bllokimin e Komisionit të Pavarur të Mediave.

“Ne kemi vërejtur me shqetësim bllokimin e KPM i vili iu pa mundësi të bëjë ndonjë vendim gjatë fushatës. Ai shqiptoi gjoba të mëdha subjekteve politike, ne kemi vërejtur përdorime të gjuhës nxitës dhe sulmet verbale kjo u reflektua edhe në ambientin e fushatës që zhvillohet në mediat sociale. Kemi parë gjuhë armiqësore ndaj mediave nga partia që është në pushtet. Transmetuesit ka dhënë kohë të barabartë për të gjithë por nuk u shfrytëzua nga te gjithë”, tha Loiseau.

Ndërkaq raporti ndërkombëtar përfundimtarë për procesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, do të publikohet pas 2 muajsh.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA